Loading…

Nikaj tregon përparësitë ndaj Malishevës: Superliga ka nevojë për Vushtrrinë

  • 27/05/2022 | 13:33

Nikaj tregon përparësitë ndaj Malishevës: Superliga ka nevojë për Vushtrrinë

Ndeshjet e barazhit gjithmonë konsiderohen të jenë një lloj i finaleve, derisa këtë sezon ‘hise’ ju ka rënë Vushtrrisë dhe Malishevës të ballafaqohen mes veti. Në një prononcim për Gazeta Metro trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj ka zbuluar përparësitë që do të kenë ndaj Malishevës të shtunën, transmeton Gazeta Metro.


Me fillim nga ora 16:00 nesër në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë takohen Vushtrria dhe Malisheva në kuadër të sfidës ndoshta më të padëshiruar në Kosovës, atë të finales së barazhit.

Trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj për Gazeta Metron ka thënë se përparësitë e skuadrës së tij janë tek tradita 100-vjeçare dhe eksperienca e futbollistëve në këto duele, ndërsa nuk e nënvlerësoi as kundërshtarin për cilësinë që ka brenda grupit.

”Është ndeshje delikate që nuk ka favorit, ne kemi pluset tona sepse jemi ekip me traditë 100-vjeçare dhe kemi lojtarë me shumë emër që kanë fituar trofe e barazhe ndër vite por edhe kundërshtari ka bërë një sezon me ndeshje më të forta dhe ka lojtarë cilësor dhe trajner me shumë eksperiencë, por në këto ndeshje luan rol determinant edhe fati dhe shpresoj që kësaj here të jetë në anën tonë,” deklaroi ai.

Ndoshta në letër për faktin se vjen nga Superliga Malisheva shihet favorite ndaj Vushtrrisë, mirëpo sipas Nikajt në fund mendon se detajet e vogla do të bëjnë diferencën dhe të kuptohet se cila skuadër do të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar edicionin e ardhshëm.

”Këto ndeshje nuk kanë favorit ndoshta në letër ata janë favorit për vetë faktin që kanë bërë një vit në Superligë dhe kanë mbledhur shumë pikë, por rëndësia e ndeshjes bënë që çdo favor që ka njëra apo tjetra skuadër të minimizohet, mendoj detajet e vogla do bëjnë diferencën,” tha Nikaj për Metron.

Në fund trajneri nga Shqipëria shpreson që 100-vjetori i klubit t’i gjej ata në Superligë, ndërsa thotë se Superliga ka nevojë për Vushtrrinë dhe atmosferën që krijojnë tifozët e tyre ‘Forca’.

”E rëndësishme për ne është 100-vjetori të na gjej në Superligë e meriton Vushtrria dhe mendoj që Superliga ka nevojë për Vushtrrinë, e gjithë Kosova e dinë atmosferën që bëjnë tifozët tonë dhe që janë numri një në Kosovë,” përfundoi Nikaj.

Vushtrria pas fitores përmes penalltive ndaj Lirisë javën e kaluar tani do të përballet ndaj Malishevës dhe do të synoj të rikthehet në Superligën e Kosovës pas dy vitesh. /gazetametro.net

Thaqi flet rreth barazhit ndaj Vushtrrisë: Për Malishevën mbetja në Superligë do të ishte historike

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë