Loading…

Nikolic ankohet se SHBA’ja po ju nxjerr probleme me Kosovën

  • 17/01/2017 | 22:55

Nikolic ankohet se SHBA’ja po ju nxjerr probleme me Kosovën

Një kumtesës e kundërt me atë të Ambasadës amerikane në Beograd ka ardhur nga Zyra e shtypit e kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq pas takimit të këtij të fundit me ambasadorin amerikan Kyle Scott.


Nikoliq, sipas kumtesës që e përcjell b92, i ka thënë Scottit se e kupton se Amerika pa kusht përkrah diçka në krijimin e të cilës ka ndikuar drejtpërdrejt (ai nuk e përmend Kosovën) dhe se Washingtoni zyrtar me zbatimin vullnetit të vet ka shkaktuar shumë probleme, por shpreson se me administratën e re kjo sjellje e deritashme do të pushojë.

Kryetari serb veprimin e Kosovës rreth trenti e ka quajtur të papranueshëm.
“Për ata (shqiptarët) është provokim treni i dekoruar me simbolet serbe dhe se kundër këtij treni ishin nisur me bomba e tyta të gjata pa leje të KFOR-it. Askush s’e shtron pyetjen pse nëpër territorin e Kosovës shkohet me simbole të Shqipërisë së madhe dhe që publikisht promovohet kjo ide e pakuptimtë“, ka thënë Nikoliq.
Ai ka theksuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës pa marrë para sysh se fuqitë e mëdha që e promovuan atë.

Ambasadori i SHBA Scott ka theksuar se dy palët nuk mund ta bindin njëra – tjetrën rreth statusit të Kosovës.
Nikoliq në fund është ankuar pse i është ndaluar vizita në Kosovë, pse është kthyer treni në Rashkë dhe pse ende nuk është formuara Asociacioni i komune serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë