Loading…

Nikolic dhe Vucic, në Bruksel për dialog me përfaqësuesit e Kosovës

  • 22/01/2017 | 13:17

Nikolic dhe Vucic, në Bruksel për dialog me përfaqësuesit e Kosovës

Të martën në mbrëmje në Bruksel do të vazhdojë dialogu me Prishtinën nën patronatin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic.


Kryeministri serb, në konferencë për shtyp, tha se Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të lartë dhe se në Bruksel do të udhëtojë edhe Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, dhe ai, si Kryeministër i Serbisë, raporton B92, transmeton gazetametro.net.

“Ne presim që shqiptarët do të sjellin përfaqësuesit e tyre më të lartë, dhe unë shpresoj se do të ketë arsye të mjaftueshme dhe qasje racionale që të mos ndodhë përsëri sjellja e mjeteve luftarake dhe armëve në hapësirat e fshatrave serbe që të tregohet forca”, ka thënë Vucic, duke shtuar se “për Serbinë është e rëndësishme që të shmangen konfliktet dhe provokimet”.

“Unë besoj se bisedimet do të jenë të suksesshme, dhe ne do të investojmë shumë përpjekje dhe punë që të sigurojmë të ardhme ekonomike të sigurt për qytetarët e Serbisë”, përfundoi Vucic. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë