Loading…

Nikolic e Vucic udhëhoqën paramilitarët në vitet e 90’ta

  • 28/01/2017 | 18:31

Nikolic e Vucic udhëhoqën paramilitarët në vitet e 90’ta

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur kroate, “Vecernji List”, ku ka folur për shumë zhvillime në Kosovë, në raportet me Serbinë, me Kroacinë dhe tema të tjera botërore.


“Kroacia është një partner i rëndësishëm politik i Kosovës dhe ne duam ta shndërrojmë atë në një partner të fuqishëm ekonomik. Është partner politik meqë ajo e mbështet integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, si dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, u shpreh Hoxhaj.

Më tej, kryediplomati kosovar ka komentuar mundësinë e arrestimit të presidentit serb Nikoliq dhe kryeministrit Vuçiq pasi në vitet 90-ta kanë qenë në partinë e Sheshelit.

“Këto janë çështje të drejtësisë dhe vetëm drejtësia ndërkombëtare mund ta përcaktojë se në çfarë mase Nikoliq dhe Vuçiq janë përgjegjës për diçka të tillë. Por ne të gjithë e dimë rolin dhe funksionet që kanë pasur në regjimin e Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë dhe ideologjinë që ata kanë përhapur në fillim të luftërave në Ish Jugosllavi.

“E dimë se ata kanë qenë udhëheqës të formacioneve paramilitare në shumë zona të luftës në ish Jugosllavi. Ne i mbajmë mend uniformat e veshura paraushtarake sikurse deklaratat më raciste të tyre. Duke pasur një të kaluar të tillë ata ende nuk mund të lirohen nga realiteti i Kosovës së pavarur i cili duket se i ndjek nga pas si një fantazmë”, ka thënë Hoxhaj, transmeton ‘Zeri’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë