Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq, nuk e ka marrë letrën e kongresmenit amerikan, Dana Rohrabacher për këmbimin e territoreve, Luginën e Preshevës me veriun e Kosovës.
Kështu i është thënë portalit “novosti online” nga presidenca serbe. Ata tutje kanë thënë se për këtë letër kanë dëgjuar vetëm nga mediat dhe asgjë më shumë.
Mediet më herët kishin njoftuar se kongresisti republikan, i cli kryeson Këshillin për Politikë të Jashtme, ka propozuar që të arrihet marrëveshja për këmbim territoresh “si mënyrë e qetësimit të tensioneve në Ballkan”.
Rohrabacher, siç u raportua, ka thënë se ky opsion është i mundshëm dhe nuk duhet injoruar.
Ndryshe, ditët e fundit mediat serbe kanë zhvilluar një fushatë mjaft të ashpër propaganduese kundër shqiptarëve. /gazetametro.net.