Loading…

Serbia kërcënon me luftë Kosovën: Do ta pësoni keq

  • 15/01/2017 | 13:25

Serbia kërcënon me luftë Kosovën: Do ta pësoni keq

K

Presidenti serb Tomislav Nikolic pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur për rastin e trenit, ka thënë se ai mendon se e gjithë kjo ngjarje lidhet me tranzicionin që po ndodhë në administratën amerikane, pra kalimin e pushtetit nga demokratët e Obamës, te republikanët e Trump.

Nikolic, pengimin e trenit rus për të hyrë në Kosovë e ka cilësuar si provokim për të nxitur luftë nga ana e Prishtinës, dhe ka kërcënuar se nëse edhe një herë ndodhë kështu, Kosova do ta pësojë keq, përcjell gazetametro.net.

Ai ka thënë se tani temë e dialogut në Bruksel do të duhet të jetë treni, apo liria e lëvizjes, siç serbët po pretendojnë ta shesin pengimin e trenit provokativ për të hyrë në Kosovë.

Nikolic ka thënë se BE-ja duhet të përgjigjet nëse është e vërtetë se deklarata e Mustafës për ngjarjen e djeshme ishte me pëlqimin e Brukselit.

Me nxjerrjen e njësive speciale në veri, sipas Nikolicit shqiptarët kërkuan luftë.

Më pas ai ka kërcënuar se në çdo përpjekje tjetër të tyre dhe e përkrahësve të tyre e ngjashme do ta pësojnë keq.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe kryeministri serb Aleksandar Vucic, ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanovic, dhe ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic, Nela Kuburovic nga ministria e Drejtësisë, dhe shefi i Policisë Vladimir Rebic.

Edhe Aleksandar Vucic njejtë sikurse Nikolic, pas takimit akuzoi Kosovën për nxitje të luftës.

Ai tha se veprimi i Prishtinës lidhur me hapat e ndërmarrë në rastin e vijës hekurudhore Beograd – Mitrovicë, treguan se ata donin të provokonin një konflikt më të gjerë në Ballkanin Perëndimor.

Edhe Vucic kërcënoi Kosovën, duke thënë se Serbia nuk lejon që serbët të sulmohen me armë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë