Loading…

Nikoliq përshëndetet me Kosovën në Kombet e Bashkuara

  • 27/02/2017 | 13:42

Nikoliq përshëndetet me Kosovën në Kombet e Bashkuara

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, sot, për herë të parë dhe njëkohësisht për të fundit herë, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, e cila ka paraparë shqyrtimin e raportit tremujor të sekretarit të përgjithshëm të KB-së Anotio Guterres të gjendjes në Kosovë.

Nikoliqit i skadon mandati si kryetar në këtë vit. Zgjedhjet presidenciale serbe mbahen sivjet e favorit në këto zgjedhje është kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kjo është hera e fundi që Nikoliq si zyrtar i lartë i Serbisë do të mund të flasë kundër Kosovës, të cilën e kishte specialitet sidomos gjatë këtyre muajve të fundit.

Nikoliq, siç njofton B92, në OKB pritet të takohet me kryesuesin e Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësuesin e përhershëm të Ukrainës në OKB, Vladimir Jelçenko.

Siç marrin vesh burime të Koha.net, Kosovën në këtë mbledhje përfaqësohet nga ambasadorja e vendit tonë në SHBA Vlora Çitaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë