Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar se pala kosovare dhe ajo serbe pas bisedimeve në Bruksel u zotuan se do të bëjnë gjithçka në mënyrë që të ketë paqe në Kosovë.
Mirëpo, ka edhe diçka më shumë që Nikoliq ka bërë publike.
Sipas portalit ‘Blic” të Beogradit, duke folur rreth murit në Mitrovicë, ai e ka pyetur Thaçin:
“Sa është i lartë muri rreth shtëpisë tënde? Tri metra? E pse atëherë të pengon muri i lartë 80 centimetra, mur kaq të vogël nuk ke parë në jetën tënde”, citohet të ketë thënë presidenti serb, transmeton gazetametro.net.
Nikoliq ka shtuar se mbështetja kryesore e presidentit kosovar ka qenë, siç ka saktësuar ai, “ja, e sheh, këtu është Bashkimi Evropian, kurrë nuk do të mund të hyni në të, nëse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës”.
Kryetari serb ka akuzuar Kosovën për “mashtrimin” që ia kanë bërë Beogradit lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave serbe dhe për murin, që sipas tij ka qenë marrëveshje.
Ai shtoi se përfaqësuesit e Beogradit e kanë paralajmëruar Prishtinën se është rënë dakord që muri në Mitrovicë të jetë 80 centimetra i lartë, dhe se Prishtina “ka mashtruar” me marrëveshjen dhe tani është duke kërkuar që muri të zhduket tërësisht, transmeton gazetametro.net./gazetametro.net.