Loading…

Nikolla pas takimit me Kurtin: Mbështesim zbatimin e ‘planit europian’, dhe Kosovën në rrugën euroatlantike

  • 26/03/2023 | 13:48

Nikolla pas takimit me Kurtin: Mbështesim zbatimin e ‘planit europian’, dhe Kosovën në rrugën euroatlantike

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka pritur në takim kryeministrin kosovar, Albin Kurti, dhe ajo theksoi se e mbështesin zbatimin e planit europian, dhe anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë, shkruan Gazeta Metro.


Nikolla e cilësoi si “vëllazëror” takimin me Kurtin, dhe njëherazi këtë të fundit e përgëzoi për punët që po bënë Qeveria e tij.

Ajo tha se mbështetin në të gjitha fushat Kosovën, përfshi këtu në njohjet ndërkombëtare, anëtarësime në organizata ndërkombëtare, integrimin euro-atlantik etj.

Sipas saj, zbatimi i marrëveshjeve nga Kosova dhe Serbia, i kontribuojnë stabilitetit në Ballkanin Perendimor dhe perspektivën euro-atlantike.

“Një takim vëllazëror me Kryeministrin e Kosovës, z.Albin Kurti, në Kuvendin e .
Përgëzime Kryeministrit Kurti për punët e mira që po bën Qeveria e si edhe durimin, qetësinë, maturinë dhe qëndrimet e guximshme në bashkëpunimin me e për të ardhmen evro-atlantike të .
Kuvendi nxit e mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat dhe mbështesim vendimet e Qeverisë së , si vendime të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të një shteti sovran dhe të pavarur.
Mbështesim perspektivën evro-atlantike të dhe lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB e organizatat ndërkombëtare.
Mbështesim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë dhe e vetme drejt njohjes së ndërsjelltë mes dy vendeve, vlerësojmë Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e dhe në zbatimin e aneksit të këtij Plani.
Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike”, ka shkruar ajo.

Kurti po ashtu sot në Tiranë u prit edhe nga presidenti Bajram Begaj, të cilin e informoi për ujdinë e Ohrit.

Kurti mbërrin në Tiranë, e pret presidenti Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me një status në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka pritë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se në këtë takim kanë biseduar me Kurtin rreth zhvillimeve më të fundit rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.

Begaj pas takimit me Kurtin: Të respektohet ujdia e Ohrit

Begaj tha se ka vlerësuar Kurtin që ka pranuar planin europian.

 Postimi i plotë:

Prita sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti, me të cilin bisedova mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.
Vlerësova lart maturinë dhe kurajon e treguar nga Kryeministri Kurti dhe ekipi negociator i Republikës së Kosovës, për ta pranuar planin evropian, si dhe për ta nënshkruar e zbatuar atë.
Theksova se dakordësimi publik dhe angazhimi i palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Shpreha gjithashtu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.

Po ashtu kryeministri Kurti pritet që sot të zhvillojë një drekë pune me kryeministrin Edi Rama./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë