Loading…

Nintendo raporton 428% rritje të profitit gjatë pandemisë për shkak të kësaj loje

  • 06/08/2020 | 10:49

Nintendo raporton 428% rritje të profitit gjatë pandemisë për shkak të kësaj loje

Kompania japoneze Nintendo Co Ltd. të enjten ka raportuar 428 % rritje në profit në tremujorin e parë të këtij viti, të nxitur nga kërkesa për konzola e lojërave Switch dhe lojën shumë të popullarizuar Animal Crossing: New Horizons derisa pandemia po i jep shtytje industrisë së lojërave elektronike, transmeton Gazeta Metro.


Profiti nga qarkullimi në periudhën prill-korrik ishte 1.37 miliardë dollarë, që në krahasim me parashikimin e analistëve është dyfishuar.

Nintendo ka dalë të jetë fituesi kur pandemia goditi derisa njerëzit mblidhen rreth lojës si Animal Crossing, që është shitur 10.6 milionë njësi në tremujorin e parë, e që e ka rritur shitjet totale në 22.4 milionë njësi.

Kompania japoneze ka shitur 5.7 milion konzola Switch në këtë tremujor, prej të cilave modelet hibride Switch u shitën 3 milionë njësi dhe Switch Lite 2.6 milionë, që dolën në shitje në shtator të vitit të kaluar.

Kompania rivale Sony ka njoftuar po ashtu për një rritje të madhe të shitjeve softuerike për konzolën e saj PlayStation 4 të ndihmuar nga produkte si The Last Of Us Part II, të publikuar në muajin qershor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë