Loading…

Nipi i Jakup Krasniqit bëhet inspektor i naftës në ministrinë e NISMA’s

  • 19/09/2018 | 18:39

Nipi i Jakup Krasniqit bëhet inspektor i naftës në ministrinë e NISMA’s

Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se Taulant Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqt, është punësuar si inspektor tregu, në ministrinë që drejtohet nga Nisma Socialdemokrate.

Taulant Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, është punësuar si inspektor i naftës në Ministrinë që drejtohet nga partia e themeluar nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.

Ai është punësuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në pozitën inspektor i tregut, Divizioni për cilësi dhe tregtinë e naftës dhe derivateve të naftës.

Taulant Krasniqi është djali i Abdyl Krasniqit, vëllait të Jakup Krasniqit.

Në njoftimin e datës 5 korrik 2018 për kandidatët më të suksesshëm për këtë pozitë, figuron edhe emri i Taulant Krasniqit. Ai do të jetë njëri ndër inspektorët e naftës në Kosovë.

JNK ka kontaktuar sekretarin e MTI-së, Burim Rreci për të marrë më shumë informacione rreth punësimit të nipit të Jakup Krasniqit, por nuk ka marrë përgjigje.

Po ashtu, Gazeta JNK ka kontaktuar edhe zyrën për media në këtë Ministri, ku ka kërkuar emrat e aplikuesve për këtë pozitë dhe detaje mbi punësimin e Taulant Krasniqit, si dhe nëse MTI ka nënshkruar aktin e emërimit për të.

Gazeta ende nuk ka marrë përgjigje nga kjo Ministri.

Më pas është kontaktuar edhe Taulant Krasniqin për ta pyetur nëse ka ndikuar axha i tij për ta punësuar në Ministrinë që drejtohet nga partia e tij, por i njëjti ka thënë se ai nuk është person publik dhe nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës.

“S’kam çka flas e sqarohem, të thash që unë s’jam person publik as politik”, ka thënë ai.

Gjtihashtu është provuar të kontaktohet edhe edhe Jakup Krasniqin, por ai nuk e ka hapur telefonin gjatë gjithë ditës.

Jakup Krasniqi është bashkëthemelues i partisë Nisma Socialdemokrate, e cila tash është në Qeveri dhe drejton tri ministri, në mesin e tyre edhe MTI-në.

Javën e kaluar Gazeta JNK raportoi edhe për Veron Selmanin, burrin e vajzës së Fatmir Limajt, i cili është punësuar në po këtë ministri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë