Loading…

Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

  • 09/07/2026 | 08:29

Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, ka nisur edhe afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.


Por, deri më tash, partia fituese e këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka bërë asnjë veprim për themelimin e institucioneve të reja.

Partitë politike, ende nuk kanë lëvizur sa u përket pozicioneve politike, derisa kjo mbetet për t’u parë ditëve në vazhdim.

Kurse, edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë një datë se kur mund të thirret seanca për konsituimin e Kuvendit të Kosovës.

Një ditë më parë, ajo ka thënë se një veprim të tillë do ta marrë brenda afatit kushtetues.

Ndryshe, sipas nenit 66 të Kushtetutës dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, legjislatura e re duhet të konstituohet jo më larg se 7 gushti.

Kushtetuesja ka sqaruar se “mbajtja” e seancës konstituive nuk nënkupton vetëm mbledhjen e deputetëve në sallë, por përfundimin e të gjitha veprimeve kushtetuese që e bëjnë Kuvendin funksional, përfshirë verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Certifikimi i rezultateve është bërë të mërkurën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë