Loading…

Nis fushata për bojkot të referendumit në Maqedoni, fyhen shqiptarët

  • 07/09/2018 | 17:14

Nis fushata për bojkot të referendumit në Maqedoni, fyhen shqiptarët

Para një numri të vogël të mbështetësve, Koalicioni për bojkot të referendumit për emrin e Maqedonisë filloi fushatën kundër pjesëmarrjes në referendum.


Kreu i partisë pro-ruse, të quajtur “Maqedonia Unike”, Janko Baçev tha se për fushatën bojkotuese të referendumit do të udhëtojë në të gjithë Maqedoninë për t’i njoftuar qytetarët se kjo marrëveshje e emrit është e dëmshme për shtetin.

Mbështetësi i zjarrtë i interesave të Putinit në Maqedoni tha se rreth 60 shoqata i janë bashkangjitur kësaj nisme dhe se të gjitha harxhimet mbulohen nga financimi i anëtarëve.

Gjatë konferencës për shtyp, folësit ofenduan shqiptarët dhe funksionarët e lartë ndërkombëtar që e vizituan Maqedoninë këtë javë, dhe që ofruan mbështetjen e tyre për referendumin e 30 shtatorit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë