Loading…

Nis gjyqi për mashtrim të 350 milionëve nga Kardinal Becciu, dikur aleat i Papa Françeskut

  • 27/07/2021 | 22:53

Nis gjyqi për mashtrim të 350 milionëve nga Kardinal Becciu, dikur aleat i Papa Françeskut

Kardinali i Kishës Katolike që dikur ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Papa Françeskut ka dalë para gjykatësit sot në Vatikan, i akuzuar se ka keqpërdorur fondet e Kishës në një sipërmarrje shkatërruese me disa prona në Londër, transmeton Gazeta Metro.


Kardinali Angelo Becciu, 73 vjeç, është kleriku më epror që përballet me gjyq për krime të supozuara ekonomike në kohërat moderne.

Ai akuzohet se ka shpenzuar 350 milion euro të fondeve të kishës në një ujdi të dështuar për të blerë prona në lagjen Chelsea në Londër që ka shkaktuar humbje të mëdha.

Ai ka mohuar akuzat.

Kardinali Becciu ishte përjashtuar nga Papa Françesku në muajin shtator, pasi dolën raportet për keqpërdorime të fondeve pas dy vite hetime që zbuluan se Vatikani kishte humbur miliona euro, përshi donacione nga besimtarët, pas blerje së një prone në Sloane Avenue në Chelsea në vitin 2014. Kardinali dikur kishte udhëhequr me donacionet dhe sekretariatin që menaxhon fondet e Vatikanit.

Njëra prej akuzave ndaj tij është edhe se ka drejtuar fonde tek bizneset që i drejtonte vëllai i tij në vendlindjen e tij në ishullin e Sardenjës.

Nëntë persona të tjerë janë të akuzuar po ashtu për mashtrim, zhvatje, shpëlarje parash dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Gjyqi pritet të zgjatë me muaj të tërë. Dy seanca janë caktuar për këtë javë pritet të shtyhen për në muajin tetor.

Prokurorët kanë pretenduar se një ndërmjetës me seli në Londër, Gianluigi Torzi, ka mashtruar Vatikanin duke shfrytëzuar paratë e tyre për të blerë aksione në ndërtesën në Chelsea, që do të duhej të konvertohej në apartamente luksoze.

Shefi i ri financave të Vatikanit Juan Antonio Gueerrerro, ka thënë se tani janë më transparent rreth çështjeve të tyre.

Javën e kaluar Vatikani ka publikuar detajet e pronave të tyre, përfshi më shumë se 4 mijë prona në Itali dhe në 1120 qytete tjera europiane./gazetametro.net

Kardinali akuzohet se pagoi për dëshmi të rrejshme kundër Kardinalit që akuzohej për abuzim seksual të fëmijëve

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë