Loading…

Nis konferenca e organizuar nga UP me rastin e Javës së Frankofonisë

  • 30/03/2017 | 19:52

Nis konferenca e organizuar nga UP me rastin e Javës së Frankofonisë
Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” sot është hapur konferenca ndërkombëtare me temë “Mësimdhënia e letërsisë në orët mësimore të frëngjishtes gjuhë e huaj”. Konferenca e organizuar nga departamenti i frëngjishtes në Fakultetin Filologjik të UP-së, është organizuar me rastin e Javës së Frankofonisë dhe do të zgjat dy ditë (30-31 mars).

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema tha që ka nderin dhe privilegjin të shpall të hapur këtë konferencë, të cilën ai e konsideroi shumë të rëndësishme, ashtu siç e konsideroi të tillë edhe vetë gjuhën dhe kulturën frënge. “Influenca e kulturës franceze në kulturën tonë është e  qartë dhe tingëllon pastër, sepse është një influencë vlerëdhënëse. Kjo shihet qartë tek mësimdhënësit e gjuhës frënge, tek shkrimtarët si Ismail Kadare, ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe shumë figura të tjera nga Kosova” tha rektori.

Në hapjen e kësaj konference i pranishëm ishte edhe drejtori regjional i AUF-it, z. Mohamed Ketata, i cili u shpreh i lumtur për pjesëmarrjen e tij në këtë event, që siç tha ai, po zhvillohet në pjesën më të bukur të Evropës. Ndërkaq, ambasadori i Francës në Kosove, z. Dider Chabert shfrytëzoi rastin për të treguar më shumë për tematiken e kësaj konference, të cilën e konsideroj si jashtëzakonisht të rëndësishme, ndërkaq gjuhën frënge e konsideroj si gjuhë mbretërore.

Në anën tjetër, në fjalën e tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj theksoi se përdorimi i frëngjishtes u mundëson të rinjve dhe profesionistëve kosovarë të avancojnë me ritmin e 280 milionë njerëzve në botë të cilët e flasin këtë gjuhë.

Ndërkaq, dekanja e Fakultetit të Filologjisë në UP, Lindita Rugova, shprehu kënaqësinë e saj të pafund që pavarësisht çdo gjejë, kjo konferencë po organizohet për të dytën herë më radhë dhe falënderoi bashkëpunëtoret që ndihmuan në realizimin e saj.

Qëllimi i konferencës është që të debatohet rreth mësimdhënies së frëngjishtes si gjuhë e huaj duke u fokusuar në aspektet letrare, gjuhësore dhe didaktike. Vlen të theksohet se ky është eveniment i parë dhe nismë e mbarë e bashkëpunimit me vendet frankofone, pas anëtarësimit të Universitetit të Prishtinës në Agjencionin e Universiteteve Frankofone në janar të këtij viti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë