Loading…

Nis konferenca mbi menaxhimin financiar të Universiteteve

  • 09/11/2016 | 08:10

Nis konferenca mbi menaxhimin financiar të Universiteteve

Sot në sallën e senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mbahet konferenca “Menaxhimi financiar i institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë”.

Zhvillimi i një sistemi modern universitar lidhet ngushtë me një qasje të duhur për të siguruar autonominë e cila përshtatet me gjendjen përkatëse kombëtare dhe institucionale.

Në kuadër të katër dimensioneve bazë të autonomisë, autonomia financiare është vendimtare për universitetet për të arritur qëllimet e tyre strategjike.

Qëllimi i përgjithshëm i konferencës e cila është organizuar nga Ministria e Arsimit dhe WUS Kosova do të jetë prezantimi i rezultateve përfundimtare dhe të arriturave të projektit dhe rishikimi i zbatimit të  ndryshimeve të identifikuara në “White Paper” (Projekti FAITH – projekti TEMPUS ).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë