Loading…

Nis lundrimin anija e parë turistike në Shqipëri |PAMJE

  • 26/06/2019 | 21:11

Nis lundrimin anija e parë turistike në Shqipëri |PAMJE

Anija e parë turistike në Durrës nisi lundrimin këtë të mërkurë. Gjatë udhëtimit simbolik me këtë anije, Ministri i Turizmit Blendi Klosi e cilësoi një hap të vonuar, në një kohë kur Vlora në këtë sezon ka 27 anije turistike.


“Është pak e habitshme pse kaq vonë, por mbase edhe sot që kemi anijen e parë kuptojmë që sa probleme kemi me këtë fushë, me këtë biznes, me rregullat sesi lundrohet, ku parkohet, cilat janë lehtësirat që duhet të marrin këta investitorë përsa i përket menaxhimit më të thjeshtë të këtyre anijeve turistike dhe të mos ngatërrohen me problematikat që kanë biznesi i jahteve apo gjërave që kalojnë kufirin”.

Ministri i bëri thirrje komunitetit të biznesit të investojë për krijimin e një industrie të re në hoteleri, si industria e detit.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të disafishojë potencialin e saj turistik duke investuar në biznesin e detit. Ky vend duhet të ishte plot me jahte, me anije të shpejta me gjithë biznesin që ofron deti por dhe shërbimin që duhet të ketë në tokë, për detin. Përmes anijes turistike, turistet e huaj kanë mundësi te vizitojnë bukuritë  e Kepit të Rodonit, të Bisht Pallës, Durrësin antik nën det, si dhe pasuritë natyrore që kanë zonat e mbrojtura që janë në të dyja krahët e gjirit të Durrësit”./tv klan.al/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë