Loading…

Nis panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve në Skenderaj

  • 18/11/2019 | 12:17

Nis panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve në Skenderaj

Ka nisur sot ngjarja më e madhe e prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve në komunën e Skenderajt, transmeton Gazeta Metro.


Panairi i mjaltit i cili manifestohet çdo vit në këtë komunë, që nga sot do të jetë i hapur për tri ditë radhazi në Skenderaj, ku shumë kultivues të produkteve bujqësore do të marrin pjesë me prodhimet e veta në këtë manifestim.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook e ka bërë të ditur këtë aktivitet për të cilin thotë se fermerët që do të kenë mundësi të promovojnë prodhimet e veta, do të kenë gjithnjë mbështetje nga komuna e Skenderajt.

‘Në këtë panair, fermerët do të kenë mundësi të promovojmë prodhimet e veta, ndërsa qytetarëve iu ofrohet mundësi e mirë për të blerë produkte origjinale dhe bio. Bujqit dhe fermerët do të kenë gjithmonë mbështetje të fuqishme nga komuna e Skenderajt’, ka thënë Bekim Jashari.

Ky panair organizohet nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimi Rural e komunës së Skenderajt, bashkë me Grupin Lokal të Veprimit dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë