Loading…

Nis protesta e punëtorëve shëndetësorë, kërkojnë rritje pagash (Foto)

  • 29/03/2017 | 08:30

Nis protesta e punëtorëve shëndetësorë, kërkojnë rritje pagash (Foto)

Ka nisur protesta paralajmëruese e punëtorëve shëndetësorë para të gjitha Institucioneve shëndetësore.


Protesta paralajmëruese ka nisur nga ora 08:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 09:00, ku do të shpalosën kërkesat.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës e kishin paralajmëruar këtë protestë ditë më parë dhe kishin kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë që tu realizohen disa kërkesa.

Kërkesat e tyre ishin rritja e pagave, ulja e përqindjes së premiumit për sigurimin e obligueshme shëndetësor, shtyrja e procesit të licencimit deri në fund të 2017-ës, definimi i kompetencave për furnizim me barna dhe material harxhues si dhe statusi i QKMF-ve.

Image

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë