Loading…

Nis punimet AP e Interpolit, pritet votimi për presidentin e ri dhe për Kosovën

  • 18/11/2018 | 10:03

Nis punimet AP e Interpolit, pritet votimi për presidentin e ri dhe për Kosovën

Shtetet anëtare të Interpol-it po mblidhen sot në Dubai për të zgjedhur presidentin e ri pasi ish-lideri i agjencisë u ndalua në Kinë


Meng Hongwei, që ishte zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë derisa po e drejtonte edhe Interpol-in – u zhduk derisa ishte në një udhëtim në Kinë gjatë muajit shtator. Më vonë doli se njeriu i brendshëm për shumë vjet i Partisë Komuniste me përvojë në aparatin e sigurisë së Kinës ishte ndaluar si pjesë e një spastrimi të gjerë anti-korrupsion, transmeton Koha.net.

Mbledhja e përvitshme e Interpol-it ka nisur sot dhe do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat një vjeçar.

Agjencia e lajmeve AP shkruan se shtetet anëtare të Interpol-it do të vendosin edhe nëse Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota, gjë e cila do t’i mundësonte vendit të lëshojë urdhër-arreste të kategorisë së kuqe për zyrtarë serbë që Kosova i konsideron kriminelë lufte.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë