Loading…

Nis Samiti i Vjenës, këto tema do të diskutohen

  • 18/06/2021 | 12:04

Nis Samiti i Vjenës, këto tema do të diskutohen

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në Samitin e Vjenës, të oraganizuar nga Kancelari Sebastian Kurz, ku do të jetë e pranishme edhe Kryeministrja serbe Ana Brnabic, shkruan Gazeta Metro.


Mediat austriake kanë publikuar fotografi nga ky Samit dhe nga pritja që Kurz u ka bërë liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Raportohet se temat kryesore që po diskutohen në këtë Samit janë lufta e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm, perspektiva e BE-së për të gjitha vendet e këtij rajoni, lufta kundër pandemisë CoViD-19 dhe mbështetja ekonomike që do t’ju ofrohet këtyre vendeve, pas krizës.

Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë Samit po marrin pjesë edhe përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, ai i Bosnje Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe Belinda Balluku nga Qeveria e Shqipërisë.

Kurz, përmes ‘Twitter’ ka bërë të ditur se gjatë Samitit ka falenderuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Greqinë për mbrojtjen e kufijve, gjë të cilën po e mbështet edhe Austria me zyrtarë policorë.

“Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, e riafirmojmë luftën e përbashkët kundër migracionit ilegal. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos para verës”, shkroi ai tutje.

Sipas të dhënave të Kancelarisë Federale në Vjenë, rreth 80 mijë migrantë të paligjshëm janë aktualisht në Greqi dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një artikull të publikuar nga mediat austriake, përmendet një deklaratë e ministrit të brendshëm austriak, Karl Nehammer, i cili tha “ne kemi hartuar një plan gjithëpërfshirës të riatdhesimit dhe po ndihmojmë shtetet e Ballkanit për të organizuar riatdhesimet, sepse një pjesë e madhe e njerëzve që po qëndrojnë aktualisht atje nuk kanë të drejtë azili në Evropë”, tha Nehammer para Samitit.

Përveç migracionit të paligjshëm, kancelari austriak, Sebastian Kurz, foli edhe për tema të tjera të rëndësishme, që i shqetësojnë vendet e Ballkanit Perëndimor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë