Loading…

Nuk votohen dy projekt-rezoluta, Kuvendi s’ka kuorum

  • 14/02/2017 | 10:35

Nuk votohen dy projekt-rezoluta, Kuvendi s’ka kuorum

E plotësuar:

10:52 – Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i hedh në votim dy propozim- rezoluta dhe ta formojë komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Radio Televizionit të Kosovës.

Siç u raportua, nga seanca e kaluar kanë mbetur të votohen Propozim-rezoluta në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe propozim-rezoluta në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë.



Nis seanca e Kuvendit

Ditë më parë u ndërpre seanca e Kuvendit në shenjë solidarizimi me mosdhënien e vendimit për kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj, dhe e seanca me pikat e parapara atë ditë, nisi sot.

Siç u raportua më herët, në këtë seancë, kryeministri Mustafa do të ketë interpelancë për sigurimet shëndetësore.

Po ashtu, deputetët e Kuvendit do të diskutojnë sot për mundësitë e dhënies së kompetencave të ushtrisë për FSK’në, raporton gazetametro.net.

Por, para këtyre pikave, në rend të ditës është paraparë votimi për disa projekt-rezoluta. Njëra është për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq një projekt-rezolutë tjetër lidhet me gjendjen në Mitrovicë.

Gazeta Metro do t’u mbaj të informuar për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë