Loading…

Nis shitja e Mercedes’it më të shtrenjtë të klasit E (Foto)

  • 03/05/2017 | 15:55

Nis shitja e Mercedes’it më të shtrenjtë të klasit E (Foto)

Versioni më i fuqishëm E63 S Edition 1 karvan në Gjermani kushton madje 140.000 euro.


Mercedes-AMG E63 Estate, i cili e kishte premierën botërore në fillim të marsit në auto-sallonin e Gjenevës, shitet në versionin fillestar për 112.907 euro. Aq kushton edhe karvani i E63 me makinën e re bi-turbo V8 4.0 litërshe prej 571 KF (420 KW) dhe 750 Nm.

Kjo veturë prej 0 deri në 100 km/h arrin për 3.6 sekonda, dhe mund të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 250 km/h, transmeton gazetametro.net.

Për ata që kjo nuk mjafton, Mercedes ofron variantin me të fuqishëm S, për çmim prej 124.688 euro. Ky model gjithashtu lëviz me motor me vëllim prej 4 litrave por madje me 612 KF (450 KW) dhe 850 Nm.

Nga gjendja e qetë deri te “njëqindëshi” arrin për 3.5 sekonda, ndërsa limiti i vendosur fabrikisht është 250 km/n (te modelet për tregun e SHBA shpejtësia maksimale është kufizuar në 290 km në orë).

Të dy versionet, E63 dhe E63 S, në mënyrë standarde shiten me sistemin e makinës së Mercedesit 4Matic në katër rrota, derisa blerësit e modelit S kanë në dispozicion të ashtuquajturin modelin “Drift”, ku fuqia e motorit transmetohet vetëm në boshtin e prapmë.

Motorët në të dy versionet e automobilave janë të kombinuar me ndërruesin automatik të shpejtësive Speedshift MCT me nëntë shpejtësi dhe kupllung të dyfishtë.

Në maje të ofertës gjendet modeli E63 S “Edition 1”, i cili do të prodhohet në seri të kufizuar. Kjo veturë në Gjermani do të kushtojë 139.980 euro, që e bën edhe modelin më të shtrenjtë të klasës së re E.

Për këto para nuk fitohet më tepër fuqi, por vetëm shtesa të shumta kozmetike, si në pjesën e jashtme ashtu edhe në kabinën e automobilit. Përveç kësaj, Edition 1 ka edhe paketën e pajisjeve AMG Night, alu felne prej 20 inçave mat të zeza me dizajn special.

Pjesa e brendshme është e veshur me lëkurë speciale Nappa, dhe gjithkah gjenden shenjat e “Edition 1” në mënyrë që ta përkujtojnë pronarin se posedon veturë nga seria e limituar. Mercedesi deri tani nuk ka publikuar fotografitë e këtij versioni special, dhe nuk është e njohur në sa ekzemplarë është kufizuar prodhimi i tij.

Dorëzimi i tre versioneve të modelit E63 estate fillon gjatë verës./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë