Loading…

Nis takimi i parë i komisionit për matje të territorit

  • 24/01/2017 | 12:10

Nis takimi i parë i komisionit për matje të territorit

Nën drejtimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka filluar punimet komisioni i formuar enkas për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.


Në fjalimin e tij hyrës, Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, tregoi për pjesëmarrësit në takim.

Mustafa tha se dy pjesëtarë të këtij komisioni janë caktuar nga BE, ndërsa ata janë Ali Lajqi dhe Rrustem Selimi, raporton Koha.net.

Ai tha se Qeveria do të mundësojë matjen e territorit të Republikës së Kosovës nga ekspertët, si dhe do t’ju japin mbështetje të plotë nga ana e logjistikës.

Kryeministri tha se raporti që do të publikohet përfundimisht nga ky komision, do të miratohet nga Qeveria.

“Edhe qytetarët janë të interesuar ta dinë se sa ka territor Republika e Kosovës. Edhe bashkësia ndërkombëtare do ta dijë se cili është territori i vendit tonë”, ka thënë Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë