Loading…

Nis takimi Kurti – Rama

  • 27/09/2021 | 09:34

Nis takimi Kurti – Rama

Ka nisur takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë sot, shkruan Gazeta Metro.


Pas takimit me kryeministrin Kurti, Rama do të takohet edhe me krerët e partive opozitare, me Memli Krasniqin, Lumir Abdixhkun, Behgjet Pacollin, Fatmir Limajn e Ramush Haradinajn.

Agjenda e plotë e Ramës në Kosovë:

10:45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së. (Selia e PDK-së);

11:20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së. (Selia e LDK-së);

12:00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë);

12:20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë);

12:45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. (Selia e AAK-së);

13:30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij;

15:40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës). /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë