Loading…

Nis zbatimi i masterplanit 600 milionësh për ujitjen e tokave bujqësore

  • 12/02/2021 | 08:53

Nis zbatimi i masterplanit 600 milionësh për ujitjen e tokave bujqësore

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë”, me kryetarët e komunave të Pejës, Vushtrrisë dhe Vitisë.


Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, të cilat në ditët në vijim do të nënshkruhen edhe me komunat tjera të tërë Kosovës, fillon faza e parë për implementimin e planit të ri për ujitjen e tokave bujqësore.

”Ky është një master plan që ka filluar në kohën kur kryeministri aktual Avdullah Hoti ishte ministër i Financave, një marrëveshje bashkë me Bankën Botërore, ku parashihen të investohen 600 milionë euro dymbëdhjetë vitet e ardhshme për të ngritur sipërfaqen e tokave nën ujitje nga 20 mijë hektarët aktual në 90 mijë hektarë”, ka thënë ministri Mustafa.

Me këtë rast, ai ka uruar kryetarët e tri komunave të Kosovës që tashmë po e fillojnë realizmin e këtij projekti madhor, duke theksuar se kjo do të vazhdojë në ditët në vijim edhe me komuna të tjera.

Në anën tjetër, kryetarët e tri komunave kanë vlerësuar këtë projekt, i cili sipas tyre do të ndikojë në rritjen e produktivitetit në sektorin e bujqësisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë