Loading…

Nisë Konventa Zgjedhore e PDK’së

  • 25/03/2017 | 10:38

Nisë Konventa Zgjedhore e PDK’së

Pas pak pritet të fillojë Konventa e 8-të Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës.


Konventa do të zgjasë dy ditë dhe në të do të zgjidhen organet drejtuese të partisë si dhe do të miratohet platforma e re politike dhe programore.

Takimi zgjedhor i PDK-së po mbahet në hotelin Emerald, në periferi të Prishtinës.

Në këtë konventë po marrin pjesë delegatët nga degët dhe organet drejtuese të këtij subjekti politik.

Në fund, kjo konventë siç ka mësuar gazetametro.net, do të rezultojë me nominimin e kryetarit Kadri Veseli, për kryeministër të vendit.

Të dielën ndërkaq është bërë e ditur se, PDK do ta mbajë një ceremoni festive të konventës me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj parti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë