Loading…

Nisë zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

  • 07/11/2016 | 09:06

Nisë zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të këtij viti, si rrjedhojë e marrëveshjes në mes të delegacioneve të këtyre dy shteteve të nënshkruar në Bruksel në vitin 2014, do të fillojë ndërtimi i objekteve të përhershme të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministrja për dialog, Edita Tahiri, për KosovaPress  ka bërë të ditur se ndërtimi i objekteve të përhershme të IBM-së ka rëndësi të madhe, sepse me ketë proces rrumbullakohet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së IBM-së dhe i Protokollit Teknik, si dhe praktikisht të dyja shtetet do të bashkëpunojnë në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit sipas standardeve më të larta të BE-së.

“Me marrëveshjen e IBM-së në Bruksel në vitin 2011, tani ka ardhur koha për ndërtimin e objekteve të përhershme në gjashtë pikat kufitare me Serbinë, me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse sipas standardeve më të larta të Bashkimit Evropian. Ne do të jemi nikoqir të tre pikave kufitare, në Merdarë, Bërnjak dhe Mutivodë, ndërsa për tre pikat tjera pala serbe. Këto pika të përhershme kufitare do të ndërtohen me financimin e Komisionit Evropian me një shumë prej rreth 21 milionë euro”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa kryemistri i Kosovës Isa Mustafa theksoi se ndryshimet pozitive të arritura në veri të vendit janë rezultat i drejtpërdrejtë i dialogut të Brukselit.

“Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor do të nisim ndërtimin e objekteve të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit, të cilat do të financohen nga BE – ja,  në pajtim me marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë ai.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë