Loading…

Nisën për të vjedhur një bankë, por përfunduan duke thirrur policinë italiane

  • 12/08/2022 | 15:14

Nisën për të vjedhur një bankë, por përfunduan duke thirrur policinë italiane

Një bandë hajdutësh bankash u detyrua të thërriste policinë e Romës për t’i nxjerrë nga një tunel që ata vetë e gërmuan, por i cili u shembë gjatë grabitjes së tyre të planifikuar keq.


Pjesëtarët e shërbimit të shpëtimit nxorën një të plagosur nga tuneli i shembur mbrëmjen e së enjtes dhe e dërguan në spital, ndërsa policia ndaloi tre nga bashkëpunëtorët e tij në grabitje.

Supozohet se thirrja për ndihmë është dërguar nga njëri prej grabitësve.

Anëtarët e bandës, dy romakë dhe dy napolitanë, shfrytëzuan fundjavën e gjatë në mes të Ferragostos, kur shumica e kompanive italiane ishin mbyllur, për të thyer një bankë dhe biznese aty pranë.

Megjithatë, plani i tyre dështoi, sepse ata gërmuan keq tunelin deri në bankë, i cili u shemb, kështu që u detyruan të thërrisnin policinë për ndihmë.

“Ndihmoni, ju lutem, ejani dhe na lironi”, ishte thirrja e një burri në shërbimin e shpëtimit pas shembjes së tunelit.

Anëtarëve të shërbimit të shpëtimit, përfshirë ekspertë të trajnuar për shpëtimin pas tërmetit, iu desh të hapnin një tunel të dytë paralel për të ndihmuar.

Mediat raportojnë se gjatë operacionit të shpëtimit, njeriut të bllokuar iu dhanë lëngje dhe oksigjen që e mbajtën në jetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë