Treni i Serbisë është nisur në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës. Përpos udhëtarëve të tjerë, në trenini e dekoruar me simbole nacionaliste ishin edhe zyrtarë të Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit.
Disa njerëz, kryesisht gazetarë, u mblodhën sot në mëngjes në platformën “1”, në një stacion hekurudhor në Beograd, për të parë trenin e parë pas luftës, që niset nga Beogradi në Mitrovicë.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq, tha se kjo linjë përmbush kërkesat e të rinjve në Mirovicë që duan të jenë të lidhur me Beogradin.
“Treni nuk dotë jetë një provokim për Prishtinën, ashtu siç është e zbukuruar me trashëgiminë kulturore të botës” , ka thënë Gjuriq.
Ndryshe, Zyra e cila udhëhiqet nga Gjuriq ka paralajmëruar se linja testuese hekurudhore Beograd – Mitrovicë do të vendoset nga 20 janari deri më 26 shkurt, e më pastaj do të vendoset nëse kjo linjë do të jetë e rregullt.
Treni do të operojë relacionin Beograd-Mladenovac-Lapovo-Kragujevac-Kraljevo-Rashka-Mitrovicë. Por, akoma nuk dihet se sa do të kushtojë bileta nga Beogradi në Mitrovicë..
Në vitin 2003 në kohën e fushatës zgjedhore në Serbi, ishte përuruar edhe një linjë e tillë, mirëpo treni nuk qarkulloi kurrë./gazetametro.net