Loading…

Nishani në Preshevë, shqiptarët veshin rrugët kuqezi

  • 06/03/2017 | 11:54

Nishani në Preshevë, shqiptarët veshin rrugët kuqezi

Presidenti i Shqipërisë do të vizitojë Serbinë më 7 mars. Vizita surprizë e kreut të shtetit është pas një ftese të bërë nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Vizita e Nishanit në Luginën e Preshevës, në datën 7 mars është konfirmuar edhe nga Presidenca. Kjo ka bërë që Luginën e Preshevës dhe Bujanc të nisin menjëherë përgatitjet për pritjen e kreut të shtetit shqiptar.

Rrugët e Luginës së Preshevës dhe të Bujanovcit ishin të veshur dje me flamuj kuqezi dhe me banderola të mëdha me portretin e Nishanit, nëpërmjet të cilave i uronin Presidentit mirëseardhje. Kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi ka deklaruar për dje agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” se gjithçka është gati për ta pritur Presidentin Nishanin. “Vizita historike e Presidentit të Shqipërisë, Bujanocit dhe Preshevës ka rëndësi të madhe për shqiptarët që jetojnë në këto komuna për shkak se tregon se Republika e Shqipërisë interesohet për ne dhe për t’ju treguar botës se ne nuk jemi të vetëm”,­ është shprehur Kamberi. Sipas axhendës tashmë të planifikuar Presidenti Bujar Nishani në Bujanovc do të shkojë mesditën e 7 marsit, pas të cilit do të ketë një takim të përbashkët me udhëheqësit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

“Presidenti Bujar Nishani Bujanoc do të vijë në mesditë më 7 mars, pas të cilit do të ketë një takim të përbashkët me udhëheqësit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Ne do të diskutojmë të gjitha problemet që kanë shqiptarët që jetojnë këtu”,­ ka bërë të ditur Jonuz Musliu, kryetar i KKSH­së dhe i Kuvendit të Bujanocit. Fillimit, kreu i shtetit do të pritet në orën 12:00 nga kryetari i Komunës, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Nacional, Jonuz Musliu. Do të ketë një takim e përfaqësuesit e Komunës së Medvegjesë dhe një orë më vonë kreu i shtetit do të ketë një vizitë në një shkollë fillore. Më pas Presidenti Nishani do të ndjek një aktivitet kulturor me rastin e 7 marsit dhe në orën 15:00 do të niset nga Bujanovci për në Preshevë. Kjo është vizita e parë e kryetarit të shtetit shqiptar në Serbi pas 69 vjetësh. Presidenti i parë i Shqipërisë në Serbi ka qenë më 1948, kur në Beograd ishte Enver Hoxha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë