Loading…

Nisi gjyqi i spiunit iranian në Belgjikë, për tentim sulmi terrorist me bombë në Paris

  • 27/11/2020 | 11:41

Nisi gjyqi i spiunit iranian në Belgjikë, për tentim sulmi terrorist me bombë në Paris

Në Belgjikë të premten fillon gjykimi ndaj një diplomati iranian, i akuzuar për komplot të një sulmi me bombë, në një tubim të opozitës iraniane jashtë Parisit. Kjo çështje ka nxitur tensione me Teheranin. Në qershor të vitit 2018, autoritetet belge penguan atë që ata thanë se, ishte një përpjekje për të kontrabanduar eksplozivë në Francë, për të kryer sulm në një takim të një prej lëvizjeve të opozitës së Iranit në mërgim, transmeton Gazeta Metro.


Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI), i cili përfshin Organizatën Popullore të Muxhahedinëve të Iranit (MEK), organizoi një tubim në Villepinte jashtë Parisit më 30 qershor 2018. Disa figura të njohura ndërkombëtare – përfshirë ish-zyrtarë amerikanë dhe britanikë – do të merrnin pjesë. Mes tyre edhe dikur kryetari i New York, tani avokat dhe këshilltar i presidentit amerikan, Rudy Guliani.

Më vonë atë vit, qeveria franceze akuzoi shërbimin e inteligjencës së Iranit si mbështetës të operacionit, akuzë që Republika Islamike e ka mohuar.

Assadollah Assadi, një diplomat iranian 48-vjeçar, i vendosur më parë në Vjenë, mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

“Ne po shohim një rast të qartë të terrorizmit shtetëror”, tha avokati Georges-Henri Beauthier, i cili përfaqëson interesat e opozitës iraniane, së bashku me kolegun francez, William Bourdon.

Dimitri de Beco, mbrojtës i Assadi, ka akuzuar paditësit civilë se po përpiqen ta kthejnë çështjen në një gjyq politik në emër të lëvizjes opozitare.

Assadi gjatë hetimit kishte kërcënuar hetuesit ‘se nëse atij i ndodh ndonjë gjë do ta pësonin’ sipas dokumenteve të para nga agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas ekspertit të Iranit, Francois Nicoullaud – një ish-ambasador francez në Teheran – presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, u befasua kur mësoi për sulmin e dështuar.

“Duke vizituar Evropën në atë kohë, ai ishte plotësisht i zemëruar kur mësoi rreth këtij operacioni të shërbimit të inteligjencës, mbi të cilin nuk ishte këshilluar”, i tha diplomati agjencisë AFP.

Në kohën e komplotit të pretenduar, Rouhani po përpiqej të ruante mbështetjen e kryeqyteteve evropiane për marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015 të braktisur në vitin 2018 nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.

SHBA-ja e ka akuzuar Iranin për shkelje të marrëveshjes dhe për sponsorizim të terrorizmit në rajon.

Kryespiuni iranian për Europën Jugore, i arrestuar e akuzuar për terrorizëm kërcënon Belgjikën se nëse dënohet do të hakmerren

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë