Loading…

Nisin kualifikueset e Euro 2024, çfarë duhet të dini

  • 22/03/2023 | 16:58

Nisin kualifikueset e Euro 2024, çfarë duhet të dini

Nis rrugëtimi i gjatë drejt “Euro 2024”. Prej kësaj të enjteje dhe deri në nëntor 2023 do të zhvillohen kualifikueset e eventit më të rëndësishëm kontinental. Pas fazës së grupeve, në mars do të luhen ndeshjet play-off.


Turneu do të ketë 24 skuadra. Gjermania kualifikohet si vend organizator, ndërsa nga kualifikueset do të shpërndahen 20 bileta. Kjo bën që nga dhjetë grupe, do të vijojnë më tej fituesit dhe ekipet e pozicionuara në vendin e dytë. Tri biletat e fundit do të shpërndahen nga ndeshjet play-off të Nations League.

Në të kaluarën, Gjermania Perëndimore ka zhvilluar Europianin e vitit 1988, por turneu nuk është organizuar asnjëherë në këtë vend pas bashkimit. Faza finale e turneut do të nisë më 14 qershor 2024 me ndeshjen e Gjermanisë në Mynih dhe do të përfundojë me finalen e 14 korrikut, në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit.

Sipas shortit të hedhur, grupet rezervojnë përballje mjaft interesante, teksa nuk mungojnë as sfidat e titanëve. Duelet më të bukura janë padyshim ato të Grupit B, ku Holanda do të ketë mes rivalëve edhe Francën nënkampione të botës.

Mjaft i bukur do të jetë edhe Grupi C, ku Italia kampione në fuqi e Europës do të ketë si kundërshtar direkt Anglinë që prej vitesh kërkon lavdinë në arenën ndërkombëtare. Për sa i takon Shqipërisë, edhe pse nuk kemi emra të mëdhenj, në Grupin E përballemi me dy kundërshtarë të fortë dhe me traditë si Polonia dhe Republika Çeke. Në grupin e kuqezinjve janë edhe Ishujt Faroe dhe Moldavia.

Mjaft interesant edhe Grupi I, ku Kosova do të ndeshet me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Misioni është i vështirë, por “Dardanët” besojnë se mund t’ia dalin.

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë