Loading…

Nisin zgjedhjet serbe në veri

  • 02/04/2017 | 08:11

Nisin zgjedhjet serbe në veri

Zgjedhjet për kryetar të Serbisë kanë filluar edhe në veri të Mitrovicës, përkatësisht në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, e cila është hapur sot në ora 7:00.


Deri tani po vërehet numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë ardhur për të votuar. Nga gjithsej 90 vendvotime që do të jenë në Kosovë, 30 prej tyre janë në komunat veriore të vendit, përkatësisht në veri të Mitrovicës 11, Zveçan 7, Zubin Potok 7 dhe në Leposaviq 5 vendvotime, raporton kp.

zgjedhjee-serbe-ne-veri

Mësohet se edhe në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë hapur qendrat e votimit me kohë. Numri i atyre që kanë të drejtë vote në veri të Mitrovicës është  rreth 15.137 persona.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë