Loading…

Nisma akuzon PDK’në se po ushtron presion në Drenas

  • 18/12/2016 | 12:49

Nisma akuzon PDK’në se po ushtron presion në Drenas

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas reagon në lidhje me presionin që, siç thotë kjo parti, po u bëhet qytetarëve të Drenasit, nga njerëz të PDK-së.


“Në bazë të raportimeve që na kanë ardhur nga vëzhguesit tanë në teren, një grup i anëtarëve të PDK-së, të drejtuar nga Driton Ajazi, drejtor i degës së NLB-së në Drenas dhe Bujar Xhoshi, kanë ndaluar në rrugën Sankoc-Fushticë, rrugë kjo që kalojnë qytetarët të cilët janë duke shkuar për të votuar në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Sankoc, janë duke ushtruar presion mbi qytetarët që janë duke shkuar për të votuar”, thotë Nisma.

Sipas kësaj partie, këto janë “tentimet e fundit të presionit nga qarqe të PDK-së, para ndryshimit të madh që po i vjen Drenasit”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë