Nisma për Kosovën do ta kundërshtojë versionin aktual të demarkacionit edhe nëse marrëveshja vjen në Kuvend për ratifikim në fillim të muajit mars.
Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës Valdete Dushinca Bajrami, ka deklaruar se “qëndrimi i Nismës për këtë version aktual të demnarkacionit që do ta sjellë në Kuvend, Z. Mustafa, ne do ta kundërshtojmë me të gjitha ato argumente që tash më i janë prezentuar edhe qytetarëve por edhe vet Kryeministrit Mustafa”, është shprehur ajo.
zyrtarë të Nisma kanë kërkuar nga të gjithë deputetët e Kuvendit që mos ta votojnë demarkacionin pas të cilit Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë.
“Ne edhe një herë kërkojmë që ky version i kësaj marrëveshje të mos votohet nga të gjithë deputetët e kuvendit sepse tash më edhe ata janë bindur se pranimi i kësaj marrëveshje do t’i kushton me humbje të 8200 ha”, ka thënë ajo.
Reagimi i Nismës, vjen si reagim ndaj deklaratës së Kryeministrit Isa Mustafa, i cili deklaroi se dmarkacioni është paraparë të futet në agjendë në mars të këtij viti. Ndryshe zyrtarë ndërkombëtarë, kanë deklaruar se kalimi i demarkacionin është kushti kryesor për liberalizimin e vizave, që e vë Kosovën vendin e vetëm pa liberalizim vizash në Ballkanin Perëndimor. /gazetametro.net