Loading…

NISMA beson se e ka kaluar pragun: Mirë që KQZ e kuptoi gabimin

  • 09/10/2019 | 18:45

NISMA beson se e ka kaluar pragun: Mirë që KQZ e kuptoi gabimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare, të cilat janë mbajtur ditën e diele (6 tetor). Sipas këtyre rezultateve preliminare të cilat nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora, koalicioni NISMA-AKR nuk ka kaluar pragun zgjedhor, shkruan Gazeta Metro.


Por, Bilall Sherifi i NISMA’s është shprehur i kënaqur me vendimin për rinumërim të votave në 303 vendvotime. Sherifi ka thënë se ky rinumërim erdhi si rezultat i ankesës së partisë së tij.

“Jam këtu për të shprehur kënaqësinë që KQZ mori vendim ashtu siç kërkoi NISMA. Mirë që edhe pas vendimit të PZAP, KQZ e pranoi gabimin”, ka thënë Sherifi.

Ndërkaq, ai ka shtuar se ky gabim teknik që është evidentuar, ka sjellur ndikim në procesin e bartjes së të dhënave.

“Na vjen mirë që u pranua gabimi teknik, që ka shkaktuar më pas ndikim në bartjen e të dhënave. Jemi të kënaqur me fillimin e pranimit të gabimit”, ka shtuar ai.

Në zgjedhjet e së dielës, koalicioni NISMA-AKR ka marrë 39 mijë e 495 vota ose, 4.94 për qind./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë