Nisma për Kosovën dhe AKR, në Drenas kanë nënshkruar koalicion , në garën për kryetar të kësaj komune.
Në balotazhin që do të mbahet më 18 dhjetor për kryetar të Drenasit janë Ramiz Lladrovci i PDK-së, dhe Isa Xhemajlaj i “Nismës për Kosovën”.
Koalicioni është nenshkruar në seli të “Nismës për Kosovën”, në Prishtinë, nga kandidati Isa Xhemajlaj, dhe Elmi Thaçi, tashmë ish-kandidati për kryetar të Drenasit nga AKR-ja.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij koalicioni kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Nga rivali i Xhemajlajt, Ramiz Lladrovci, nuk ka ndonjë paralajmërim për koalicion mes PDK’së dhe subjekteve tjera që ishin në garë për kryetar të Komunës së Drenasit.
Për të parë videon kliko KËTU.