Loading…

Nisma koalicion me gjithsecilin për ta mundur PDK’në

  • 07/12/2016 | 20:05

Nisma koalicion me gjithsecilin për ta mundur PDK’në

Zgjedhjet në Drenas të cilat ishin organizuar të mbahen me 4 dhjetor dhe të cilat sollën balotazhin mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, së bashku me Isa Xhemajlaj, kandidat nga Nisma për Kosovën, duket se nuk do të përfundojnë me kaq.

AKR-ja i ka ofruar ndihmë Nisma-së kështu edhe nënshkruan marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e balotazhit në Drenas, të cilat janë vendosur të mbahen më 18 dhjetor 2016. Bajram Hasani nga radhët e Nismës për Kosovën ka thënë për Gazetën Metro, se çdo votë që është dhënë kundër PDK-së është votë për ndryshim.

“Kemi nënshkruar marrëveshje me AKR-në për balotazhin në Drenas. Secila votë që është dhënë kundër PDK-së ka qenë votë për ndryshim. Në marrëveshjen cila tashmë është publike ju mund të shihni se interesi i përbashkët është që të ndryshojnë Drenasin”, ka thënë Hasani.

Ndërkaq, i pyetur nëse kjo i paraprinë ndonjë koalicioni në nivel vendi, Hasani ka thënë se NISMA është e gatshme të bashkëpunojë me çdo subjekt i cili mendon se duhet të ndryshohet qeverisja aktuale. “Sa i përket një koalicioni në nivel vendi ne jemi të hapur për secilin subjekt, që mendon se duhet të ndryshohet qeverisja aktuale mund të bashkohet rreth boshtit opozitar NISMA-AAK”, ka thënë Hasani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë