Loading…

NISMA: I papranueshëm trajtimi i udhëheqësve të UÇK’së nga hetuesit e Speciales

  • 25/09/2020 | 17:43

NISMA: I papranueshëm trajtimi i udhëheqësve të UÇK’së nga hetuesit e Speciales

NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limaj, ka lëshuar një deklaratë për media, pas aksionit të hetuesëve të Speciales, shkruan Gazeta Metro.


Nga Nisma e shohin si të papranueshëm trajtimin e udhëheqësve të UÇK’së nga hetuesit e Speciales.

“Që nga përfundimi i luftës, pjesëtarët e UÇK-së i janë përgjigjur sistemeve të drejtësisë pa asnjë hezitim, duke filluar nga gjykatat e UNMIK-ut, Hagës dhe ato të EULEX-it. Prandaj, askush nuk ka asnjë arsye të ndryshoj mënyrën e sjellës në raport me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tjhuhet ndër të tjerash në deklaratën e tyre.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë:

NISMA Socialdemokrate me shqetësim ka ndjekur zhvillimet e sotme në selinë e OVL të UÇK-së dhe shprehë mospajtimin e saj për mënyrën e trajtimit të udhëheqësve të OVL- UÇK-së në selinë e saj.

Që nga përfundimi i luftës, pjesëtarët e UÇK-së i janë përgjigjur sistemeve të drejtësisë pa asnjë hezitim, duke filluar nga gjykatat e UNMIK-ut, Hagës dhe ato të EULEX-it. Prandaj, askush nuk ka asnjë arsye të ndryshoj mënyrën e sjellës në raport me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, është shqetësuese që në aktakuzën e bërë publike nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, Prokuroria ka dalë nga mandati dhe zotimi se objekt i hetimit do të jenë vetëm individët për veprimet e tyre të supozuara kriminale dhe jo UÇK.

Në fakt, nga ajo që kemi parë në aktakuzën e bërë publike, kjo Prokurori po heton duke e cilësuar UÇK-në si ndërmarrje kriminale.
Një cilësim i tillë është ofendues për popullin e Kosovës dhe për më tepër është jashtë mandatit të Dhomave të Specializuara të votuara nga Kuvendi i Kosovës.

UÇK ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë ushtri çlirimtare e popullit të saj e jo ndërmarrje kriminale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë