Loading…

Nisma insiston se ka kaluar pragun, lëshon këtë deklaratë

  • 06/11/2019 | 09:32

Nisma insiston se ka kaluar pragun, lëshon këtë deklaratë

Nisma Socialdemokrate, pas numërimit të votave të fundit të ardhura nga diaspora, ka deklaruar se e ka kaluar pragun zgjedhor dhe se do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Nisma thotë se “edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2109), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Me këtë rast, falënderojmë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore”, ka theksuar kjo parti.

Kujtojmë se në rezultatet e Exit Poll deri tani Nisma rezulton se nuk ka kaluar pragun, por i mbetet KQZ që ta thotë fjalën përfundimtare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë