Loading…

NISMA kërkon ndërprerje të dialogut

  • 23/01/2017 | 14:51

NISMA kërkon ndërprerje të dialogut

Paralajmërimi për një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë për ditën e nesërme në Bruksel është tërësisht në funksion të interesave të Serbisë dhe aspak edhe në interes të Kosovës, vlerëson subjekti politk Nisma për Kosovën.


Vazhdimi i këtij lloji të dialogut të filluar në vitin 2011 në të cilin në vazhdimësi Kosova ka qenë objekt dhe jo palë e barabartë duhet të ndërpritet menjëherë, ka vazhduar me tej Nisma në një komunikatë për media, transmeton gazetametro.net.

Nisma, e ka konsideruar provokime dhe kërcënime të një pas njëshme nga ana e Serbisë vazhdimin e këtyre bisedimeve, nënshtrim ndaj Serbisë dhe shitje e interesave të vendit për interesa personale të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Vetëm pasi Kosova të ketë ndërtuar një platformë të përbashkët nacionale për bisedime me Serbinë dhe vetëm atëherë kur Serbia të jetë e gatshme të ulet në bisedime me Kosovën si palë të barabarta mund të fillohen bisedimet e reja, kështu ka përfunduar Nisma për Kosovën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë