Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka pritur në Pallatin e Serbisë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, me të cilët do të ketë disa takime në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
“OpenBalkan është një vendim historik!”, shkruhet në faqen e Vuçiqit në Instagram, ku janë publikuar disa fotografi nga takimi.
Vuçiq, Rama dhe Dimitrov fillimisht do të bisedojnë me përfaqësues të kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Pas kësaj vijon takimi i tre zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik.
Më pas, do të mbahet takimi i tre zyrtarëve, pas së cilës Vuçiq, Rama dhe Dimitrov do të drejtohen para mediave.
Iniciativa e “Ballkanit të Hapur” u krijua nga tri vend të rajonit – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Sipas themeluesve, kjo nismë synon ta rrisë tregtinë dhe bashkëpunimin, si dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet mes palëve.
View this post on Instagram