Loading…

Nisma: PDK po kërcënon votuesit

  • 18/12/2016 | 14:22

Nisma: PDK po kërcënon votuesit

Shumë parregullësi janë evidentuar nga monitoruesit partiak të Nismës për Kosovën në zgjedhjet që janë duke u zhvilluar në Drenas për kryetar të kësaj komune.

Mehdi Thaçi – shef i shtabit zgjedhor të Nismës për Kosovën në Drenas, në një konferencë për media tha se nga raportimet që kanë nga terreni zgjedhjet i kanë përcjellë shumë probleme.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas Thaçit po insiston dhe po shantazhon votuesit që të votohet për PDK-në.

Thaçi tregoi për një rast në Sankoc të kësaj komune se si një punëtorë i një banke, po shantazhon banorët të cilët kanë kredi në atë bank.

Në po këtë fshat Nisma thotë se ka njerëz që po tentojnë të votojnë nga dy herë.

“Ka njerëz që në këtë qendër tentojnë të votojnë edhe nga njëherë, edhe pse kanë votuar diku tjetër. Por kemi raste edhe kur po votojnë, se thonë që lampat janë prishur”, tha Thaçi.

Ndërsa në fshatin e Ramiz Lladrovcit, Nisma thotë se PDK tenton që votuesit të ndalin në mbrëmjë, që kështu të manipulojnë më lehtë me votat.

E prej këtyre zgjedhjeve Nisma beson se do korr suksesë, pasi që thonë se njerëzit në Drenas e kanë kuptuar se PDK që 17 vite ka keqqeverisur me vendin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë