Loading…

Nisma: Policia dhe Prokuroria po pengojnë zgjedhjet

  • 04/12/2016 | 16:57

Nisma: Policia dhe Prokuroria po pengojnë zgjedhjet

Partia Nisma për Kosovën, para pak çastesh ka akuzuar Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit se po instrumentalizohen nga partia në pushtet, duke penguar procesin e votimit për kryetar të Drenasit.

Sekretari për Ekonomi i Nismës Shyqiri Bytyqi, në një konferencë për media në Drenas ka thënë se në këto orë të vona Policia dhe Prokuroria po kryejnë arrestime të aktivistëve të Nismës.

Ai ka ka thënë se është arrestuar zëdhënësi i Nismës, për deklaratat që i ka dhënë në emër të partisë, raporton gazetametro.net.

Sipas Bytyqit, nëse ato deklarata përbëjnë fakt për arrestim, atëherë duhet të arrestohet e gjtihë partia, pasi ai ka folur në emër të partisë dhe jo në emër të vetin.

Bytyqi ka akuzuar policinë edhe për arrestimin e një komisioneri të Nismës, që sipas tij ka ndodhur vetëm mbi bazën e një ankese.

“Ne bëjmë thirrje që policia dhe prokuroria të mos bëhen instrumete të pushtetit. Kërkojmë që sa më parë të lirohen të lirohen të arrestuarit tanë, dhe të vazhdojë normal procesi i votimit”, ka thënë Bytyqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë