Balli Kombëtar Demokrat në Kosovë, përmes një komunikate për media ju ka bërë thirrje anëtarëve të saj në komunën e Drenasit, që në zgjedhjet në balotazh të votojnë për kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj.
Kryesia e Ballit Kombëtar demokrat në Kosovë me vëmendje po i përcjellë zgjedhjet e jashtzakonshme në komunën e Drenasit si dhe balotazhin që do mbahet 18.Djetor.2016 në Drenas në mes të dy kandidatëve, Ramiz Lladrovcit dhe Isa Xhemajlit. Ne si Ballë Kombëtar Demokrat kemi vendosur që ta përkrahim kandidaturën e ztr. Isa Xhemajlit, kandidat i Nismës për Kosovën. Gjithashtu, Ne u bejmë thirrje anëtarësisë sonë dhe të gjithë atyre që ia duanë të mirën Drenasit që votën e tyre të ia japin kandidatit të Nismës për Kosovën – ztr. Isa Xhemajlit, njeri i ndryshimeve pozitive për këtë komunë.
Për Kryesinë e Ballit Kombëtar Demokrat Gazmend Islami – Kryetar.
Kujtojmë se Nisma për Kosovën, ka arritur edhe marrëveshje me ish-kandidatin për kryetar të pavarur, Xhavit Drenori.
Zgjedhjet e raundit të dytë në Drenas do të mbahen me 18 dhjetor, ku do të garojnë Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës./gazeta metro.net