Loading…

Nita Latifi i kundërpërgjigjet Bledi Manes: Shfrytëzove respektin tim për ca pëlqime derisa isha e mbyllur pa asnjë informacion në shtëpi

  • 23/05/2023 | 17:54

Nita Latifi i kundërpërgjigjet Bledi Manes: Shfrytëzove respektin tim për ca pëlqime derisa isha e mbyllur pa asnjë informacion në shtëpi

Bledi Mane ka hedhur akuza të mëdha kundrejt Nita Latifit pas një interviste që këngëtarja nga Kosova dha së fundmi.


Ajo u shpreh se nuk i erdhi mirë kur pa jashtë që Bledi e kishte shfrytëzuar pas dasmës që ndodhi brenda Big Brother VIP Albania 2.

E në ditën e sotme (e martë), gazetari bëri një postim duke thënë se e aktivizoi Nitën sa ishte në shtëpi pasi ishte lënë në harresë nga konkurrentët e tjerë.

Për këtë pati një replikë nga Latifi, e cila ia bëri të ditur Manes se e ka shfrytëzuar respektin e saj për ca pëlqime e ca lajme nëpër portale.

Postimi i plotë i Nitës (pa ndërhyrje):

“Nje permirsim i vogel!!

Ti hyre dhe te shkelen ne fyt e s’te lan me leshu za, Nita te respektoi, te beri te ndihesh faktor me zgjedhjen per lojen e dasmes, vetem e vetem pse i erdhi keq per ty, e ti kur dole e shfrytzove respektin e Nites per ca llajka e ca lajme ne portale, deri sa Nita ishte e mbyllun pa asnje info. Bravo Bled Mane, vazhdo bjer edhe me poshte se qe ke ra…”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë