Muharrem Nitaj nga AAK, ka folur për premtimin e të nominuarit për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti se buxhetin e vendit do ta rrisë deri në 5 miliardë euro.
Nitaj ka thënë se dëshiron ta shpjegon meselen e mashtrimit të opinionit publik që është kulturë politike në vend ne të gjitha zgjedhjet, shkruan rtv21.tv
Nitaj më tej tha se si është e mundur që së pari jepen informacione të pa sakta që buxheti i Kosovë është rritur në 2 miliardë euro kur kjo nuk qëndron dhe së dyti se si do të rritet buxheti në 5 miliardë euro ku për tu realizuar kjo duhet që zhvillimi ekonomik i Kosovës duhet të arrijë në kuotën e 30 për qind të zhvillim ekonomik brenda vitit.
Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Pejës, ka thënë të dielën se gjatë katër viteve qeverisje, pas 11 qershorit, do ta bëjë buxhetin e Kosovës 5 miliardë euro.