Loading…

Nitaj i thotë Mikullovcit: Mësoje rregulloren e Kuvendit

  • 24/08/2017 | 19:29

Nitaj i thotë Mikullovcit: Mësoje rregulloren e Kuvendit

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj i është kundërpërgjigjur kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovcit pasi që ky i fundit deklaroi sot se nuk do të thërras seancë nese PAN nuk deklarohet si ka numrat dhe nuk i plotëson të gjitha kushtet që i kërkohen.


Nitaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive i thërret seancat kur t’i kërkohet e jo kur t’i teket atij.

“I kisha sugjeru z.Mikullovci, që ta mësoj përmendësh rregulloren e Kuvendit, sepse shkoi dëm me ekspertizën e tij. Ai nuk ka të drejtë të komentojë asgjë nga karrika ku është ulur, siç bëri edhe sot në disa raste”, ka thënë Nitaj.

Postimi i plotë i tij:

“Kryesuesi i seancës konstitutive, i thërret mbledhjet kur t’i kërkohet e jo kur t’i teket atij. I kisha sugjerua z Mikullovci, qe ta mësoje përmendesh rregulloren e Kuvendit, sepse shkoi dem me ekspertizën e tij. Ai nuk ka te drejte te komentoje asgjë nga karrika ku është ulur, siç beri edhe sot ne disa raste. Ai është i barabarte me te gjithë deputetet tjerë, dhe kur ka debat, nëse ka, duhet te çohet nga karrika e kryesuesit e te komentoi nga foltorja e Kuvendit, por vetëm ne cilësinë e deputetit, e kurrsesi te kryesuesit te seancës.
Ai e ka përparësinë e moshës, te cilën e përcakton rregullorja dhe unë e respektoj këtë norme, por kjo nuk i jep asnjë te drejt tjetër, qe ai te sillet si “baba” ne Kuvend.”(sic.)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë