Loading…

Niveli i llogaridhënies në Ballkanin Perëndimor, Kosova e treta

  • 31/03/2017 | 14:54

Niveli i llogaridhënies në Ballkanin Perëndimor, Kosova e treta

Open Data Kosovo (ODK) në bashkëpunim me partnerët regjional “ACTION SEE”, nje rrjet ky i organizatave të shoqërisë civile që bashkërisht punojnë në promovimin dhe sigurimin e llogaridhënies qeveritare dhe transparences në rajonin e Evropës Juglindore, ka përgatitur një analize të politikave publike që tregon nivelin e transparencës, qeverisjes së hapur dhe llogaridhënies së pushtetit ekzekutiv në Ballkanin Perëndimor përmes Indeksit Rajonal të Qeverisjes se Hapur bazuar në katër parime: 1) transparenca, 2) qasshmëria, 3) integritetidhe 4) efikasiteti.


Nëpërmjet rreth 80 indikatorëve për institucione është matur dhe analizuar transparena e 275 institucioneve të pushtetit ekzekutiv rajonal dhe janë mbledhur mbi 15.000 të dhëna në lidhje me institucionet publike rajonale, përcjell gazetametro.net

Të dhënat e preliminare për ekzekutivin paraqesin situatën e tillë:

Qeveria e Kosovës vjen në vendin e tretë në Ballkanin Perëndimor në hapjen e ekzekutivit me një rezultat të përgjithshëm prej 39.95%. Mungesa e planifikimit strategjik dhe promovimin e qeverisjes së hapur si një strategji kombëtare përbën një pengesë të rëndësishme për përparimin e mëtejshëm.

Qeveria e Kosovës, përgjegjësisht Zyra e Kryeministrit ka rezultatin e dytë më të mirë nw rajon t të hapjes, që korrespondon me 60.80%. Mirëpo, ky institucion ka problem kur është fjala për qasshmërinë që katëbëjë me përputhje me procedurat për qasje të lire në informata dhe qasje në dokumente zyrtare ku ka marrw rezultat prej (65, 38%).

Efikasiteti

Kosova e ka rezultatin më të ulët në kategorinë e efikasitetit nga të gjithavendet e Ballkanit Perëndimor, duke shënuar vetëm 24,96% kjo si rezultat I mungesës së vlerësimti të përgjithshëm dhe monitorimit të suksesit të projekteve dhe politikave.

Integriteti

Një fushë në të cilën Fuqia Ekzeutive është duke performuarshumë mire janë deklaratat e pasurisë me anë të kartave të aseteve ku treguesit e integritetit janë të lidhur me deklarimin e pasurisë, kodin e mirësjelljes dhe të konfliktit të interesit, të tri këto procese janë të rregulluara dhe japin një rezultatprej 100%.

Transparenca

Një nga aspektet në të cilën Zyra e Kryeministrit është duke performuarmjaft dobët ë shtë transparenca buxhetore.Faqja zyrtare nuk përmban shpenzimin e buxhetit dhe llogaritë përfundimtare. Nuk ka asnjë informacion për nivelin dhe përbërjen e borxhit publik, shërbimit të borxhit, dhe si është duke u menaxhuar borxhi.

InformacioneOrganizative

Zyra e Kryeministrit shënoi mbi mesatare 63%, kur është fjala për transparencën në informacionet organizative. Uebfaqeja është në përgjithësi e populluar me njoftime për shtypin, procesverbale të mbledhjeve të qeverisë, dokumentet zyrtare, raporteve, strategjive, planeve vjetore të punës dhe në njëfarë mase informacion mbi nëpunësit civilë.

Ministritë

Ministritë e Kosovës përmbushin 40% kriteret e hapjes. Ministritë e Kosovës shënuan mjaftë ulët në kategorinë e Qasshmërisë. Një mori e këtyre rezultate ve të ulëta mund të shihen në pjesëmarrjen e OJQ-ve në hartimin e ligjeve.

Ministritë e Kosovës shënuan mbi mesatare në komponenten e transparencës me një total prej 53%. Buxheti mbetet një aspekt i dobet i transparences për ministritë e Kosovës; vetëm shtatë ministri kanë publikuar informacionine mbi buxhetin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë